Largoni milingonat dhe insektet e tjera duke përdorur një përzierje portokalli dhe uthull

Largoni milingonat dhe insektet e tjera duke përdorur një përzierje portokalli dhe uthull

Milingonat janë shfaqur në shtëpinë tuaj dhe nuk dini si të shpëtoni prej tyre? Këtë do ta bëni duke përdorur një përzierje që e bëni vetë në shtëpi nga lëvozhga e portokallit dhe uthulla.

Nëse përdorni lëvozhgën e portokallit në kombinim me uthull, mund të shërbejë si një pastrues i shkëlqyer ose spërkatje kundër insekteve dhe milingonave të bezdisshme.

Këtë produkt do ta bëni shumë lehtë dhe mund të përdoret edhe si produkt pastrimi. Gjëja më e rëndësishme është që produkti të mos jetë i dëmshëm për njerëzit dhe mjedisin.

Përveç lëvozhgës së portokallit, keni nevojë për uthull dhe një kavanoz qelqi. Fillimisht mbushni një kavanoz qelqi me lëvozhgë portokalli, më pas shtoni uthull.

Është e rëndësishme që të hidhni uthull mjaftueshëm në mënyrë që lëngu të mbulojë të gjitha lëvozhgat e portokallit. Mbulojeni kavanozin dhe lëreni të qëndrojë për dy javë në një vend të freskët dhe të errët.

Pas dy javësh, përzierja juaj do të jetë gati për përdorim dhe mund ta përdorni për të hequr qafe insektet. Përzierjen mund ta përdorni edhe si pastrues.

/Motilokal.com