Superjahti 'Resilience' ankorohet në Durrës

Superjahti 'Resilience' ankorohet në Durrës

Porti i Durrësit u vizitua këtë fundjavë nga superjahti “Resilience”, i cili është një nga jahtet motorike më të reja.

Ky jaht është ndërtuar në 2021 nga firma e mirënjohur International Shipyard Ancona (ISA.)

“Resilience” karakterizohet nga një strukturë alumini prej rreth 70 m të gjatë, zhytje maksimale deri në 3,35 m dhe një volum prej 1.401 GT.

Ai lundron nën flamurin e Maltës, vend ky i cili rendit i treti në botë për numrin e jahteve të regjistruar me këtë flamur.

Porti i Durrësit është një ndër destinacionet kryesore të jahteve turistike sidomos gjatë sezonit veror.

/Motilokal.com