Njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Moti këtë fillim jave në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje shiu. Ndërkohë në relievet malore dhe në ultësira do të ketë prezencë te mjegullës.

Ditën e martë do të mbajë me mot të ndryshueshëm, me kthjellime, vranësira dhe vende-vende me riga lokale shiu.

E mërkura gjatë paradites parashikohet me mot pjesërisht të vranët e riga lokale shiu, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët.

/Motilokal.com