Mot me shi, rrufe e breshër gjatë kësaj jave në Shqipëri

Mot me shi, rrufe e breshër gjatë kësaj jave në Shqipëri

Moti këtë javë në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Parashikohet mot me vranësira, reshje shiu në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime. Ndërkohë në relievet malore dhe në ultësira do të ketë prezencë te mjegullës.

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu, bubullima, rrufe dhe mundësi për breshër.

Ditën e martë do të mbajë me mot të vranët e reshje lokale shiu e intervale me diell.

E mërkura gjatë parashikohet me mot kryesisht të vranët e reshje shiu në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët.

Për të parandaluar dëmet nga moti, është e rëndësishme të mbani veten të informuar me parashikimin e motit dhe të ndiqni këshillat dhe urdhrat e autoriteteve të motit. Gjithashtu, duhet që të jeni të përgatitur për ndryshime të pritshme në mot e të merrni masa të nevojshme për t'u mbrojtur dhe për të bërë planifikimet e duhura.

/Motilokal.com