Mbani çadrat me vete, mot me shi dhe bubullima në Kosovë

Mbani çadrat me vete, mot me shi dhe bubullima në Kosovë

Moti këtë fillim jave në Kosovë parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me vranësira, reshje shiu dhe bubullima. Gjatë këtyre ditëve mund të ketë edhe breshër.

Moti sot pritet të mbajë kryesisht i vranët, me reshje shiu. Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Në viset malore dhe ultësira mundësi për prezencë të mjegullës.

Dita e martë do të jetë me vranësira e reshje shiu, ku gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat malore reshje bore.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira e intervale me diell. Reshje shiu parashihen gjatë paradites të shoqëruara edhe me bubullimë.

/Motilokal.com