Parashikimin e motit për ditën e sotme dhe fundjavë në Shqipëri

Parashikimin e motit për ditën e sotme dhe fundjavë në Shqipëri

Gjatë ditës së premte Shqipëria pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht në mesditë zhvillim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë maleve.

Të shtunën parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, diell dhe reshje lokale shiu.

E diela pritet të mbajë mot kryesisht me kthjellime, por gjatë pjesës së parë të ditës parashihen riga lokale shiu.

/Motilokal.com