Moti këtë javë në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, ndërsa në fund të javës parashikohet mot i qëndrueshëm me diell dhe rritje graduale temperaturash. Gjatë këtyre ditëve priten reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Sot pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu, vende-vende më shtrëngata, bubullima, rrufe dhe mundësi për breshër.
Ditën e martë do të mbajë me mot të vranët e rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima, në këtë kohë mund të ketë edhe breshër.
E mërkura parashikohet me mot kryesisht të vranët e reshje shiu dhe bubullima në pjesën e parë të ditës, pasdite pritet mot i kthjellët e me diell.
Për të parandaluar dëmet nga moti, është e rëndësishme të mbani veten të informuar me parashikimin e motit dhe të ndiqni këshillat dhe urdhrat e autoriteteve të motit. Gjithashtu, duhet që të jeni të përgatitur për ndryshime të pritshme në mot e të merrni masa të nevojshme për t'u mbrojtur dhe për të bërë planifikimet e duhura.

/Motilokal.com
