Njihuni me parashikimin e motit në Kosovë

Njihuni me parashikimin e motit në Kosovë

Moti këtë fillim jave në Kosovë parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me vranësira, reshje shiu dhe bubullima. Gjatë këtyre ditëve mund të ketë edhe breshër.

Dita e sotme fillon me diell për t’u pasuar nga vranësira e rrebeshe shiu me bubullima e rrufe gjatë pasdites.

Dita e martë do të jetë me vranësira e reshje shiu, ku gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje shiu e bubullima.

/Motilokal.com