Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me diell e vranësira të ulëta deri mesatare. Nga mesdita vranësirat do të shtohen dhe vende-vende do të ketë paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtër, bubullima dhe përforcim të erës, herë pas here në formë stuhie lokale me erë të fortë dhe breshër.
Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, pasdite e paqëndrueshme me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima, erë e fortë nga veriu dhe kushte për stuhi lokale me breshër.
E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me vranësira, kryesisht paradite me reshje shiu mesatar deri të rrëmbyeshëm.

/Motilokal.com
