Vazhdon të rritet niveli i ujit në liqenin e Badovcit

Vazhdon të rritet niveli i ujit në liqenin e Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” liqeni i Badovcit i duhen edhe 2.74 metra për të arritur kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa liqeni i Batllavës ende mbetet në kuotën maksimale.

“Edhe 2.74 metra, që liqeni i Badovcit të arrijë kuotën maksimale të kapërderdhjes, derisa liqeni i Batllavës ende mbetet në kuotën maksimale, me tendencë së rënies graduale”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com