Një aeroplan i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, Ohio të dielën në mëngjes pas një zjarri në motor.
Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix, Arizona, kur ekuipazhi, rreth orës 8 të mëngjesit (koha lokale), tha se avioni kishte probleme me motorin.
Sipas skenarit më të mundshëm, një tufë zogjsh kaë hyrë në turbinë menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarr.
Aeroplani u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Columbus “për shkak të një problemi mekanik”, tha American Airlines në një deklaratë.
“Aeroplani është nxjerrë jashtë shërbimit për mirëmbajtje dhe stafi ynë po punon për të siguruar që pasagjerët të arrijnë të sigurt në destinacionin e tyre në Phoenix”, thuhet gjithashtu në deklaratën e American Airlines.
/Motilokal.com
