NASA publikon pamje mahnitëse të Tokës nga hapësira të papara ndonjëherë

NASA publikon pamje mahnitëse të Tokës nga hapësira të papara ndonjëherë

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar pamje spektakolare që përmban skena të Tokës me rezolucion të lartë.

Të paktë janë ata që kanë pasur mundësinë ta shohin Tokën drejtpërdrejt nga orbita dhe për të gjithë ata që nuk munden, NASA ka publikuar pamje fantastike.

Bëhet fjalë për një përmbledhje të shkrepjeve mbresëlënëse, domethënë poza të planetit tonë që janë realizuar midis marsit 2022 dhe marsit 2023 gjatë ekspeditave 67 dhe 68 të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).


Falë këtyre regjistrimeve, çdokush mund ta imagjinojë veten në rolin e një anëtari të ekuipazhit të ISS dhe të shijojë skenat për pak më pak se një orë. Toka përshkruhet sikur shihet nga dritaret e një stacioni hapësinor.

/Motilokal.com