Shqipëria vijon të mbetet nën ndikim e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale kthjellimesh, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan pritet që reshjet të shoqërohen me shtrëngata. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 11 deri në 15 °C.
Dita e enjte pritet përmirësim i kushteve meteorologjike, ku parashikohet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 18 °C.
/Motilokal.com
