Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu në orët e para të ditës. Nga pasditja reshjet pritet të pushojnë dhe vranësirat të shpërndahen, ku parashihet të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 6 deri në 10 °C.
Dita enjte pritet të jetë me vranësira e intervale me diell. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 5 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
