Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate ka njoftuar që nga sot nuk do të ketë kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit.
Po ashtu theksohet se ka blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u janë bërë.
Njoftimi i plotë:
Besoni ose jo, furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale.
Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë.
Nga sot zero tolerime për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit.
Sot realizohen dy shkyçje të mëdha.
Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale.
Nga sot, në aksion të paparë deri më sot.
/Motilokal.com
