Moti sot në Maqedoni do të mbajë në mëngjes me temperatura të ulëta për këtë pjesë të vitit, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.
Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht të vranët me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Në pjesët veriore do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurtra të shiut.
E diela pritet të mbajë mot me diell e vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite do të ketë rritje lokale me vranësira, e ndjekur me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

/Motilokal.com
