Traktori Lamborghini që kushton gati 490 mijë euro

Traktori Lamborghini që kushton gati 490 mijë euro

Lamborghini Centenario me vlerë 1.75 milion euro u shfaq në vitin 2016 për të shënuar ditëlindjen e 100-të të themeluesit Ferruccio Lamborghini dhe artisti Adler Capelli kishte një ide tjetër.

Capellli përdori pjesë të automjeteve ekzistuese të viteve 1960 për të krijuar pesë kryevepra të reja por edhe të vjetra, njëra prej të cilave shfaqet në foto. Domethënë, është një traktor.

Para se Farruccio të bëhej i famshëm për veturat, ai ishte i përfshirë në prodhimin e traktorëve duke përdorur pjesë nga automjetet e luftës që kishin rënë në përdorim. Ai dhe kompania e tij arritën sukses të madh dhe kompania Lamborghini Trattori ekziston edhe sot.

Detajet për traktorin e paraqitur në foto janë të pakta, por dihet se ka dy rrota, kambio manuale, motor 2.2 litërsh me tre cilindra DLA 35 me naftë dhe se ka bërë 500 kilometra.

Artisti Adler Capelli vendosi të mos e lyejë me llak për ta lejuar që me kalimin e kohës të marrë një pamje patina, pra një pamje “të plakur” që është rezultat i oksidimit.

Çmimi i traktorit është gati 490.000 euro.

/Motilokal.com