Presioni i lartë i gjakut është një çrregullim shëndetësor shumë i zakonshëm tek njerëzit, ndaj nëse jeni në atë grup, duhet të shmangni disa ushqime në dietën tuaj.
Një dietë e shëndetshme është çelësi i këtij problemi dhe rekomandohet që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, si dhe proteina. Është e qartë se me këtë gjendje, ju duhet të shmangni ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit dhe kripës, dihet gjithashtu se duhet të reduktoni marrjen e kafeinës.
Disa erëza dhe salca
Kur dëshironi të zëvendësoni kripën me disa erëza të tjera, është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje që edhe këto erëza të mos kenë përmbajtje të lartë sheqeri apo kripë. Ushqime si ketchup, salcë soje, salcë sallate dhe të tjera përmbajnë shumë kripë.
Ushqim me yndyrë të ngopur
Ju mund të zëvendësoni ushqimet me yndyra të ngopura me burime yndyrore të shëndetshme. Më së miri do të ishte të reduktoni konsumimin e mishit të kuq dhe të zgjidhni prerje më cilësore. Gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm me marrjen e produkteve të qumështit dhe të hani më pak versione yndyrore të këtyre ushqimeve.
Ushqim i skuqur dhe i shpejtë
Ushqimet e skuqura dhe “të shpejta” janë të pasura me yndyra të ngopura dhe kripë, të cilat duhet t’i shmangni nëse keni presion të lartë të gjakut. Një zëvendësues i mirë i ushqimit të skuqur është ta piqni në furrë ose tigan që mund të përdoret pa vaj.
Ushqime të konservuara, të ngrira dhe të përpunuara
Edhe pse ky ushqim konsiderohet i përshtatshëm dhe i shëndetshëm, ai mund të përmbajë edhe sasi të mëdha kripe sepse duhet të ruajë shijen e tij. Prandaj, kur bëni blerje, shikoni në detaje deklaratat në të cilat është shkruar përbërja.
Delikatesë
Produktet e mishit të kuruar janë plot me natrium. Procesi i tymosjes së tyre shpesh kërkon sasi të mëdha kripe, për këtë arsye janë në listën e ushqimeve të ndaluara për personat me tension të lartë.
/Motilokal.com
