Maji fillon me shi në Shqipëri

Maji fillon me shi në Shqipëri

Moti këtë javë në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Gjatë këtyre ditëve priten reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Sot pritet të mbajë mot me diell, vranësira e reshje shiu, vende-vende më shtrëngata, bubullima, rrufe.

Ditën e martë do të mbajë me mot pjesërisht me re paradite, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu, të shoqëruara me bubullima, në këtë kohë mund të ketë edhe breshër.

E mërkura parashikohet me mot kryesisht të vranët e reshje shiu dhe bubullima.

/Motilokal.com