Moti këtë fillim jave në Kosovë parashikohet të jetë i ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje shiu.
Dita e sotme fillon me diell për t’u pasuar nga vranësira e riga lokale shiu përgjatë pasdites.
Dita e martë do të jetë me vranësira dhe diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona parashihen shkarkime rrufesh.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu. Ndërsa gjatë pasdites reshje priten të jenë në formën e rrebesheve me bubullima.

/Motilokal.com
