Tërmeti në Turqi/ Ndodh mrekullia pas më shumë se 24 orë nxirren nënë e bijë të përqafuara

Tërmeti në Turqi/ Ndodh mrekullia pas më shumë se 24 orë nxirren nënë e bijë të përqafuara

Tërmeti i mbrëmjes të së premtes përveç shkaktoi dëme të shumta, si në njerëz ashtu edhe materiale. Nga njoftimet e autoriteteve turke deri më tani raportohet se 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya.

Gjithashtu mësohet se bilanci i viktimave ka shkuar në 29 ndërsa mbi 1000 persona kanë mbetur të lënduar nga tërmeti i fuqishëm 6.8 ballë.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë ende në rrënojat e ndërtesës, e cila u shkatërrua në Lagjen Mustafa Paşa pas tërmetit me madhësi 6.8 ballë në rrethin Sivrice të Elazig. Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit të ekipeve, veçanërisht ekipeve AFAD dhe UMKE, vazhdojnë.

Gjatë punimeve të kërkim shpëtimit të kryera në ndërtesën e shembur në Mustafa Paşa Mahallesi, ekipet e kërkimit të xhandarmërisë dhe shpëtimit komunikuan me një grua nën rrënojat, që ishte një rast shprese për t’i nxjerrë të gjallë.

Nënë e bijë kanë arritur të nxirren të gjalla nga rrënojat e shtëpisë së tyre që ua rrëzoi tërmeti. Pamjet kanë kapur nënë e bijë të përqafuara nën rrënoja. Ato janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor./Motilokal.com