Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndaluar shërbimin e ujit në shishe të plastikës në të gjitha objektet e institucionit të kryeqytetit.
“Duke eliminuar plastikën njëpërdorimëshe, ne po e hedhim një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër, e më të pastër”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Ndaluam shërbimin e ujit në shishe të plastikës në të gjitha objektet e institucionit të kryeqytetit.
Si institucion, ne kemi përgjegjësinë që të udhëheqim nëpërmjet shembullit dhe të marrim masa proaktive për ta reduktuar ndotjen e mjedisit tonë.
Duke eliminuar plastikën njëpërdorimëshe, ne po e hedhim një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër, e më të pastër.
Prishtina e pastër fillon me ne.
/Motilokal.com
