Një përplasje zinxhirore e dhjetëra automjeteve ka ndodhur në një autostradë në Illinois ë SHBA-ve, raportohet se gjashtë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 u plagosën.
Rreth 40 deri në 60 vetura dhe rreth 20 automjete komerciale, duke përfshirë kamionë të shumtë me rimorkio, u përfshinë në një aksident në Interstate 55 në jug të Illinoisit të hënën pasdite, tha një zyrtar i policisë në një konferencë shtypi.
Më shumë se 30 persona të lënduar u transportuan në spitalet lokale dhe disa njerëz vdiqën, tha zyrtari. Dy kamionë kanë marrë flakë si pasojë e përplasjes zinxhirore, shtoi ai.
Joletta Hill nga Zyra e Kërkimit të Qarkut Montgomery konfirmoi me telefon se të paktën gjashtë persona vdiqën në aksident.
Një zyrtar policor tha se përplasja pranë Farmersville, rreth 320 kilometra në jugperëndim të Çikagos, u shkaktua nga “erërat e forta që shpërthyen baltën nga fushat e fermave në autostradë, duke rezultuar në dukshmëri zero”.
Ajo pjesë e autostradës ishte e mbyllur në të dy drejtimet për disa orë, tha policia.
/Motilokal.com
