Instituti i Shëndetësisë: Virusi A në qarkullim, rekomandohet vaksinimi dhe mbajtja e higjienës

Instituti i Shëndetësisë: Virusi A në qarkullim, rekomandohet vaksinimi dhe mbajtja e higjienës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar qytetarët se Virusi A është në qarkullim në Kosovë. IKSHPK ua ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që vaksinohen dhe të mbajnë pastërti si larja e shpeshtë e duarve.

IKSHPK rekomandon që akoma të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje të rënda kronike, fëmijët dhe të rinjtë me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.

Më tej Instituti Kombëtar thotë se ka vaksina për këto grupe të rrezikut.

Instituti i Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të mbahet higjiena personale, larja e duarve sa më shpesh, ajrosja e ambienteve të mbyllura dhe mos qëndrimi në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dalja kur ajri është i papastër dhe jo i shëndetshëm./Motilokal.com