Shqipëria vijon të mbetet nën ndikim e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive, të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 21 °C.
Dita e enjte pritet me reshje shiu e shkarkesa elektrike kryesisht në pjesën e parë të ditës. Ndërsa nga orët e vona të pasdites pritet përmirësim i motit. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 17 °C.
/Motilokal.com
