Turqia e gjelbër/ Synohet mbjellja e 82 milionë fidanëve deri në nëntor

Turqia e gjelbër/ Synohet mbjellja e 82 milionë fidanëve deri në nëntor

Rreth vitit 2050, 70 për qind e popullsisë së botës pritet të jetojë me qytete dhe kjo bën të domosdoshme menaxhimin e rrezikut të shkaktuar nga "ishujt e nxehtë urbanë" dhe ndotjen e ajrit. Për fat të mirë, ka një hap të thjeshtë që udhëheqësit bashkiakë mund të ndërmarrin paralelisht për të reduktuar temperaturat ekstreme dhe ndotjen e ajrit: të mbjellin më shumë pemë.

Për këtë Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Turqisë, Bekir Pakdemirli ka thënë se 82 milionë fidane do të mbillen në gjithë vendin deri në nëntor të këtij viti.

"Mesatarja e çeljes së fidanëve të mbjellë më 11 nëntor 2019 ishte 95 për qind", tha Pakdemirli në deskun editorial të AA-së në kryeqytetin Ankara.

Turqia vitin e kaluar theu rekord në mbjelljen e fidanëve në mbi 11 milionë në më shumë se 2.000 lokalitete të ndryshme në gjithë vendin më 11 nëntor në ora 11:11 sipas kohës lokale si pjesë e fushatës "Frymë për Ardhmërinë" të nisur nga ministria.

11 Nëntori u shpall Dita Kombëtare e Pyllëzimit dhe do të shënohet çdo vit.

Ministria mbolli fidanët në emër të qytetarëve të saj që i adoptuan ato përmes internetit si pjesë e fushatës masive të pyllëzimit.

Pakdemirli shtoi se vetë ministria mbjell gati 300 milionë pemë në vit./Motilokal.com