Gjatë ditës së mërkurë priten vranësira të vogla dhe diell. Parashikohen temperatura kryesiht të ngrohta kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Në Berlin sot pritet të mbajë mot pjesërisht me re paradite, ndërsa pasdite kryesisht me kthjellime. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 6 deri në 12 °C. Të enjten pritet mot pjesërisht me re, me temperatura 6 deri në 15 °C.
Parashikimi i motit për ditën e sotme në Munih do të jetë pjesërisht me vranësira përgjatë paradites, ndërsa pasdite me kthjellim e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 10 deri në 14 °C. Moti të enjten në Munih parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 17 °C.
Sot në Frankfurt moti do të jetë kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 16 °C. Ndërsa të enjten pjesërisht me vranësira dhe vonë natën me riga lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 8 deri në 19 °C.
Moti sot në Hamburg do të mbajë pjesërisht me re dhe kthjellime. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 13 °C. Ndërkaq, të enjten pritet të kemi mot pjesërisht me re dhe diell, me temperatura nga 8 deri në 15 °C.
/Motilokal.com
