Reuters: Ferma diellore në Kosovës bëhet edhe më e gjelbër, duke përdorur delet për kullosë

Reuters: Ferma diellore në Kosovës bëhet edhe më e gjelbër, duke përdorur delet për kullosë

Kur punëtorët në një fermë të energjisë diellore në Kosovë u lodhën duke harxhuar energjinë e tyre duke prerë barin rreth paneleve të tyre diellore, ata dolën me një ide “më të gjelbër” dhe më efikase. Bëhet fjalë për një tufë delesh. E pikërisht kjo çështje ka bërë që ferma në Roganë të Kamenicës të bëhet lajm botëror.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar sot se më shumë se 100 dele dhe disa dhi kullosin dy herë në javë në fermën diellore Rogane pranë qytetit të vogël të Kamenicës në Kosovën lindore ku janë instaluar më shumë se 12,000 panele fotovoltaike.

“Punëtorët e kuptuan se kositja e arave ishte shumë e vështirë, më pyetën nëse mund t'i sillja delet e mia”, tha bariu 72-vjeçar Rexhep Rrudhani teksa urdhëronte qentë e tij që të manovronin kopenë që kulloste nën panele.” Delet hanë çdo lloj bari këtu, bar i mirë apo i keq dhe pastrojnë gjithçka. Të gjithë po përfitojmë.”

Kosova ka pasuri prej 12-14 miliardë tonësh të rezervave të linjitit, që paraqet vendin e pestë më të pasur në botë. Më shumë se 90 për qind e energjisë prodhohet nga qymyri, ndërsa pjesa tjetër vjen nga burimet e ripërtëritshme, kryesisht erërat dhe dielli. Shteti ka qëllim ta largojë qymyrin në vitin 2050.

“Ne nuk po shpenzojmë asnjë pikë benzinë për kositëse bari”, ka thënë Arbër Maliqi, menaxher i impiantit. “Prodhimi i energjisë nga dielli dhe ‘kositja’ e barit me dele, do të thotë që gjërat këtu bëhen dy herë të gjelbër”.

/Reuters/Motilokal.com