Mësoni si do të mbajë moti në Gjermani

Mësoni si do të mbajë moti në Gjermani

Gjatë ditës së premte dhe fundjavës në disa qytete të Gjermanisë priten vranësira, reshje shiu dhe diell të shoqëruara me erë dhe bubullima.

Në Berlin të premten pritet të mbajë mot pjesërisht me re e diell paradite, ndërsa pasdite kryesisht me vranësira e reshje shiu dhe erë. Temperaturat për ditën e premte do të luhatën nga 10 deri në 18 °C. Të shtunën dita nis me shi, duke u pasuar me mot të qetë kryesisht me re e diell, me temperatura 6 deri në 15 °C. E diela parashihet me mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 10 deri në 15 °C.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Munih do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 13 deri në 20 °C. Moti të shtunën në Munih parashihet të mbajë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 12 deri në 16 °C. Me vranësira e reshje shiu pritet të jetë dita e diel, ku temperaturat do të sillen nga 11 deri në 18 °C.

Të premten në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell, herë pas here me riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 21 °C. Ndërsa të shtunën pjesërisht me vranësira, diell e riga shiu. Temperatura do të luhaten nga 12 deri në 20 °C. E diela parashihet të nisë me vranësira e reshje shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 13 deri në 17 °C.

Moti të premten në Hamburg do të mbajë pjesërisht me re dhe vranësira me reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 10 deri në 16 °C. Ndërkaq, të shtunën pritet të kemi mot pjesërisht me re dhe diell, me temperatura nga 8 deri në 9 °C. Dita e diel do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperatura do të lëvizin prej 10 deri në 17 °C.

E premtja në Shtutgart do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 15 deri në 17 °C. Moti të shtunën në Shtutgart parashihet të mbajë pjesërisht me re e riga të dobëta shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 19 °C. Me vranësira e reshje shiu pritet të jetë dita e diel, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 18 °C.

/Motilokal.com