Moti të premten në Bazel do të mbajë i ndryshueshëm me vranësira diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat për ditën e premte do të luhatën nga 14 deri në 20 °C. Edhe të shtunën pritet mot i ndryshueshëm me vranësira, diell dhe riga shiu, me temperatura 13 deri në 20 °C. E diela do të mbajë me shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 19 °C.
Parashikimi i motit për ditën e premte në Cyrih do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 12 deri në 20 °C. Moti të shtunën parashihet të mbajë pjesërisht me re paradite, ndërsa në mbrëmje me shi. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 20 °C. Dita e diel parashihet me shi dhe temperatura nga 11 deri në 17 °C.
Të premten në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me re e diell, mundësi për riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 21 °C. Ndërsa të shtunën pjesërisht me re. Temperatura do të luhaten nga 14 deri në 22 °C. Moti të dielën parashihet me vranësira e shi dhe temperatura nga 13 deri në 14 °C.
Në Lozanë të premten do të mbajë mot pjesërisht me re, në mbrëmje riga të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 20 °C. Ndërkaq, të shtunën pritet të kemi mot pjesërisht me re dhe diell, me temperatura nga 13 deri në 20 °C. Të dielën pritet mot me shi, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 14 °C.
Ndërsa në Lugano sot do të mbajë mot pjesërisht me re e me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 15 deri në 21. E shtuna parashihet të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe temperatura nga 15 deri në 22 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 20 °C
/Motilokal.com
