Fundi i modës së shpejtë: Rregulla më të ashpra për të luftuar prodhimin dhe konsumin e tepërt

Fundi i modës së shpejtë: Rregulla më të ashpra për të luftuar prodhimin dhe konsumin e tepërt

Mbrojtja e mjedisit, por dhe e industrisë evropiane është qëllimi i nismave të reja të aprovuara nga PE. Objektivi final është reduktimi i të ashtuquajturës "Fast Fashion" (moda e shpejtë), që është prodhimi masiv me cilësi të ulët dhe çmime mjaft të ulëta, duke tejkaluar normat e konsumimit, të cilat gjithnjë e më shumë ndotin më pas mjedisin. Industria e modës pritet të arrijë këtë vit një rekord prej 108 miliard euro nga shitjet, duke shënuar rritje 16.% në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkohë, vetëm pjesa e "Fast Fashion" duket se është përgjegjëse për 10-18% të ndotjes nga CO2 në atmosferë, duke mos marrë në konsideratë mbetjet e plastikës, pasi 70% e veshjeve janë më fibra, derivate të naftës.

Nisma e fundit e Parlamentit Evropian përqendrohet në këtë pikë, për të rregulluar me ligje më të ashpra "Fast Fashion".

Pikë së pari, materialet duhet të jenë më cilësi më të lartë dhe çmim me të lartë. Mbi të gjitha, ato veshje që mbeten të pa shitura nga një koleksion, mos të hidhen në koshin e mbeturinave, sikurse ndodh, por të qëndrojnë në magazinë e dyqane deri në shitjen e tyre.

Ky është një hap i vogël kundrejt këtij problemi, duke patur parasysh që në një vit 80 milionë tonë veshje të pa shitura digjen ose ndotin detet e oqeanet tona.

/Motilokal.com