Prilli 2023, i 5-ti më i ngrohtë në botë

Prilli 2023, i 5-ti më i ngrohtë në botë

Prilli i vitit 2023 ishte veçanërisht i ngrohtë për disa rajone në mbarë botën, duke thyer qindra rekorde të temperaturës. Ky muaj u regjistrua si prilli i 5-të më i ngrohtë që nga viti 1979 në mbarë botën dhe i 13-ti më i ngrohtë në Evropë.

Temperatura mesatare e prillit 2023 në Evropë u luhat me 0.22 °C mbi nivelet 1991-2020, ndërsa globalisht me 0.32 °C mbi nivelet 1991-2020. Devijimet më të mëdha pozitive të temperaturës deri në +4 °C deri +6 °C u regjistruan në zonat e Gadishullit Iberik (Spanjë, Portugali) si dhe në zonat e Rusisë Perëndimore. Devijimet negative janë vërejtur vetëm në Evropën Qendrore dhe në Ballkan.

Rekordi i temperaturës së prillit në Evropë

Devijimet më të mëdha pozitive të temperaturës deri në +4 °C në + 6°C për prillin 2023 u regjistruan në zonat e Gadishullit Iberik (Spanjë, Portugali).

Në Spanjë dhe në veçanti në aeroportin e Kordobës pasditen e 27 prillit 2023 temperatura arriti në 38.8°C, vlerë kjo që është një rekord për temperaturën maksimale për Spanjën për muajin prill si dhe temperaturën e re më të lartë në Evropë për muaji prill. Një rekord për temperaturën më të lartë për muajin prill është regjistruar edhe në Portugali dhe Marok.

Sezoni intensiv dhe i gjatë i thatë në Spanjë

Periudha intensive dhe e gjatë e thatësirës që preku Gadishullin Iberik vazhdoi në prill 2023 dhe veçanërisht Spanjën, ku thatësira e vazhdueshme shkaktoi dëme të pakthyeshme në 35 milionë hektarë të mbjella. Rritje të reshjeve janë vërejtur në Evropën Qendrore dhe në Ballkan.

/Motilokal.com