Pse nuk duhet t'i mbani vezët në derën e frigoriferit?!

Pse nuk duhet t'i mbani vezët në derën e frigoriferit?!

Edhe pse shumica e njerëzve e bëjnë këtë, prapëseprapë nuk duhet t'i mbani vezët në derën e frigoriferit. Arsyeja për këtë është paqëndrueshmëria e temperaturës.

Gjegjësisht, temperatura në këtë pjesë të frigoriferit ndryshon vazhdimisht sepse dera hapet, kështu që vezët mund të prishen më shpejt. Më së miri do të ishte t'i ruani në raftin e mesëm të frigoriferit sepse aty është temperatura më e ftohtë.

Kini parasysh gjithashtu se duhet t'i lani para se t'i vendosni në frigorifer për të parandaluar rrezikun e infektimit me salmonelë. Megjithëse shumica e infeksioneve kalojnë pa pasur nevojë për trajtim specifik, disa raste të infeksionit mund të jenë kërcënuese për jetën.

Shefat e kuzhinës këshillojnë gjithashtu që të mos i vendosni menjëherë vezët në frigorifer nëse ato kanë qenë më parë në një veturë të nxehtë ose të ngjashme, sepse ato nuk mund të përballojnë ndryshimet e papritura të temperaturës dhe gjithashtu mund të prishen më shpejt.

Përveç kësaj, nuk duhet të vendosni pranë vezëve ushqime që kanë erë të fortë, sepse ato kanë një lëvozhgë të brishtë që do të thithë pothuajse menjëherë të gjitha aromat përreth.

/Motilokal.com