Merrni çadrat me veti, moti në Kosovë do të jetë me shi

Merrni çadrat me veti, moti në Kosovë do të jetë me shi

Java e fundit e muajit janar do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje shiu. Në viset malore do të ketë reshje bore.

E hënë do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 5 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të verilindjes.

Ndërsa e marta do të nisë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 1 deri në 8 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Dita e mërkure do të mbaj mot me shi. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit. /Motilokal.com