Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Gjermani

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Gjermani

Gjatë fillimit të javës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me diell, vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima.

Në Berlin të hënë pritet të mbajë mot pjesërisht me re, ndërsa pasdite kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 8 deri në 15 °C. Të martën pjesërisht me re, në mbrëmje vonë priten reshje shiu, me temperatura 9 deri në 17 °C. E mërkura parashihet me kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 11 deri në 15 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Munih do të jetë pjesërisht me re e ndonjë rigë shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 9 deri në 15 °C. Moti të martën në Munih parashihet të mbajë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 19 °C. Me vranësira e reshje shiu pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 11 deri në 1 °C.

Të hënë në Frankfurt moti do të mbajë pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 17 °C. Ndërsa të martën me vranësira e reshje shiu dhe bubullima. Temperatura do të luhaten nga 12 deri në 19 °C. E mërkura parashihet të nisë me vranësira e reshje të lehta shiu, ndërsa pasdite me kthjellime. Termometri pritet të shënon temperatura prej 12 deri në 16 °C.

Moti të hënën në Hamburg do të mbajë me kthjellime e diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 9 deri në 18 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot pjesërisht me re dhe pasdite me vranësira e reshje shiu, me temperatura nga 11 deri në 19 °C. Dita e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperatura do të lëvizin prej 13 deri në 16 °C.

E hëna në Shtutgart do të jetë me vranësira e reshje shiu, kryesisht paradite. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 13 deri në 15 °C. Moti të martën në Shtutgart parashihet të mbajë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 12 deri në 20 °C. Pjesërisht me vranësira e riga shiu pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 12 deri në 16 °C.

/Motilokal.com