Mësoni si do të mbajë moti në Zvicër

Mësoni si do të mbajë moti në Zvicër

Moti të hënën në Bazel do të mbajë i ndryshueshëm me vranësira diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat për ditën e hënën do të luhatën nga 13 deri në 19 °C. Të martën pritet mot me vranësira e reshje shiu, me temperatura 13 deri në 20 °C. E mërkura do të mbajë pjesërisht me re e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 11 deri në 15 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Cyrih do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 12 deri në 17 °C. Moti të martën parashihet të mbajë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 19 °C. Dita e mërkurë parashihet me shi paradites, ndërsa pasdite me kthjellime dhe temperatura nga 10 deri në 14 °C.

Të hënë në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me re e diell, mundësi për riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 18 °C. Ndërsa të martën me vranësira e reshje shiu dhe bubullima. Temperatura do të luhaten nga 13 deri në 19 °C. Moti të mërkurën parashihet me vranësira e diell dhe temperatura nga 11 deri në 15 °C.

Në Lozanë të hënë do të mbajë mot pjesërisht me re e riga të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 18 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot me vranësira e reshje shiu dhe bubullima, me temperatura nga 13 deri në 17 °C. Të mërkurën pritet mot me shi paradite, ndërkaq pasdite me diell, ku temperaturat do të sillen nga 10 deri në 13 °C.

Ndërsa në Lugano të hënën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 15 deri në 18. E marta parashihet të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe temperatura nga 14 deri në 15 °C. Parashikimi i motit për të mërkurën do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 17 °C

/Motilokal.com