Çfarë surprizash ka përgatitur moti këtë fillim jave në Shqipëri?

Çfarë surprizash ka përgatitur moti këtë fillim jave në Shqipëri?

Moti këtë javë në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Gjatë këtyre ditëve priten reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe mundësi për breshër.

Sot pritet të mbajë mot me kthjellime e alternime vranësirash.

Ditën e martë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, vende-vende me shtrëngatat afatshkurtra dhe bubullima.

E mërkura parashikohet me mot kryesisht të vranët e reshje shiu. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra të shoqëruar me shkarkesa elektrike.

/Motilokal.com