Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me diell e vranësira të ulëta deri mesatare. Pasdite me vranësira të pjesshme, në disa vende do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër.
Dita e martë do të mbajë mot me vranësira dhe më freskët, reshje të kohëpaskohshme shiu, herë-herë të rrëmbyeshëm.
E mërkura do të jetë me mot kryesisht të vranët dhe freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos në pjesët perëndimore ku do të ketë shi.

/Motilokal.com
