Agjencia Pyjore e Kosovës me njoftim për shitjen e masës drusore në Parkun e Blinajës

Agjencia Pyjore e Kosovës me njoftim për shitjen e masës drusore në Parkun e Blinajës

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të fillojë shitjen në trung të masës drusore për ngrohje për ekonomitë familjare në Vend Gjuetinë me Rëndësi të Veçantë në Blinajë.

APK thekson se qytetarët të cilët kanë nevojë dhe vendosin për blerjen e masës drusore për nevoja të ekonomisë familjare duhet të parashtrojnë kërkesën në adresat e tyre.

Njoftimi i plotë:

I. Njoftohen të gjithë qytetarët se Agjencia Pyjore e Kosovës- Drejtoria për Menaxhim të Kafshëve të Egra, Kullosa, Gjueti dhe Eko-Turizm do të fillojë shitjen në trung të masës drusore për ngrohje për ekonomi familjare në Vend Gjuetinë me Rëndësi të Veçantë në Blinajë.

II. Qytetarët të cilët kanë nevojë dhe vendosin për blerjen e masës drusore për nevoja të ekonomisë familjare duhet të parashtrojnë kërkesën në emailin zyrtar [email protected] (aplikimi online në Webfaqen e APK-së nuk është i mundur të bëhet pasi që ASHI për arsye për ne të panjohura nuk ka mundësuar qasje).

Në subjekt tek emaili të shkruhet kërkesë për furnizim me masë drusore për nevoja familjare, kurse në përmbajtje të emailit të shkruhet Emri, Mbiemri, Numri personal i letërnjoftimit të aplikuesit-Kryefamiljarit, adresa e vendbanimit, numri i telefonit për kontakt si dhe numri i njehsorit të energjisë elektrike, pastaj me “attach” duhet bashkangjitur në email në formatin PDF letërnjoftimin dhe faturën e energjisë elektrike të aplikuesit - kryefamiljarit,

III. Afati për aplikim fillon prej datës 15.05.2023 në ora 9:00 dhe zgjatë deri më 19.05.2023 në ora 15:00,

IV. Kërkesat e parashtruara para dhe pas afatit dhe ato të pa kompletuara me dokumentacionin e kërkuar nuk merren në shqyrtim-refuzohen,

V. Lejohet vetëm një aplikim për një Familje-Kryefamiljarë që jetojnë në bashkësi, pasi sasia e masës drusore të lejuar për shfrytëzim është e kufizuar, nëse haset gjatë verifikimit se ka më shumë se një aplikacion për një familje që jetojnë në bashkësi, të gjitha kërkesat-aplikacionet e tyre do të refuzohen nga komisioni i autorizuar për verifikim dhe shqyrtim,

VI. Sasia maksimale e furnizimit të masës drusore për djegie për një ekonomi familjare është 7m3, por lartësia e sasisë varet nga numri i aplikacioneve deri sa sasia e planifikuar do të shpërndahet afërsisht proporcionalisht në vartësi të numrit të aplikacioneve dhe sasisë së planifikuar për prerje, por jo më pak se 3.50 m3 për një familje.

VII. Shitja e produkteve drusore në cung bëhet sipas normativave ligjore dhe Çmimorës për Produkte Pyjore të aprovuar me datën 17.10.2013 Nr.prot.2336. për fletor të fort klasa e Irë me çmimin e shitjes prej 18 €/ m3. për fletor të butë klasa e Irë me çmimin e shitjes prej 15 €/ m3.

VIII. Të gjitha palët obligohen që të paraqiten në terminin i cili ju caktohet për nënshkrimin e kontratës dhe marrjen e fletëpagesës si dhe ditën kur ju caktohet për tërheqjen e masës drusore, palët të cilat nuk përgjigjen (pa ndonjë arsye të fortë) në terminet e caktuara paraprakisht e humbin të drejtën për furnizim me masë drusore dhe e njëjta sasi do të ju jepet palëve tjera që kanë aplikacionet në radhë të pritjes,

IX. Prerja dhe tërheqja e masës drusore fillon vetëm pas nënshkrimit dhe marrjes së kontratës, marrjes së fletëpagesës si dhe pagesës së taksës ligjore sipas kontratës në xhirollogarinë bankare të caktuar në kontratë në çdo bankë komerciale në Republikën e Kosovës përkatësisht në të gjitha pikat postare apo institucione financiare tjera të autorizuara për pagesa për mes llogarive bankare,

X. Komisioni i autorizuar profesional në VGJRV në Blinajë do të jep instruksione profesionale dhe do bëjë monitorimin e aktiviteteve të prerjes, tërheqjes mbajtjes së rendit pyjor dhe transportit të masës drusore.

XI. Asnjë qytetari nuk i lejohet hyrja, qasja dhe lëvizja në VGJRV në Blinajë pa kontaktimin, marrjen e instruksioneve dhe përcjelljen nga personat përgjegjës dhe të autorizuar të VGJRV në Blinajë.

XII. Duke pasur parasysh sezonën me temperatura të larta duhet pasur kujdes maksimal në mjetet, pajimet dhe veprimet të cilat kishin me qenë shkaktar potencial të shpërthimit të zjarreve, ( me theks të veçantë konsumimi i duhanit dhe hedhja e mbetjeve të cigareve, benzina për motosharra etj).

XIII. Duhet pasur kujdes maksimal për ndotjen e ambientit duke marrë për sipër që mbeturinat eventuale të krijuara gjatë aktiviteteve të shfrytëzimit masës drusore në përfundim të punës duhet t’i mblidhni, ti merrni me vete dhe ta pastroni hapësirën e shfrytëzuar në mënyrë që ta lëni atë në gjendjen e njëjtë siç e keni gjetur.

XIV. Njoftimi do të publikohet në faqen e internetit të APK-së, rrjetin social të APK-së-“facebook”, tabelën e shpalljeve në APK dhe VGJRV në Blinajë, objektet publike , private dhe fetare si dhe pikat ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve.

/Motilokal.com