iPhone mund të ndalohet në Evropë?!

iPhone mund të ndalohet në Evropë?!

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian (BE) miratoi legjislacionin që do të kërkojë që iPhone dhe shumë pajisje të tjera me mbushës me tela të pajisen me një port USB-C në mënyrë që të shiten në rajon. Apple ka afat deri më 28 dhjetor 2024 për t'iu përmbajtur ligjit, por kalimi nga Lightning në USB-C pritet të ndodhë me modelet e iPhone 15 më vonë këtë vit.

Sipas një raporti nga Die Zeit, komisioneri për industri i BE-së, Thierry Breton, ka deklaruar se nëse iPhone 15 përpiqet të kufizojë funksionet për aksesorët e palicencuar, iPhone mund të përfundojë i ndaluar për shitje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, diçka që është paralajmëruar edhe më parë.

‘Tom’s Guide’ shkruan se deri më tani kemi dëgjuar disa herë tashmë se Apple po zëvendëson portën e njohur Lightning në iPhone-in e ardhshëm me lidhësin e zakonshëm USB-C. Kjo mund të jetë thjesht sepse Lightning është lansuar mbi 10 vjet më parë dhe ofron shpejtësi të ngadaltë të karikimit, por gjithashtu ka të ngjarë të jetë si përgjigje ndaj detyrimit të BE-së që të gjitha telefonat e shitur në Union, që nga fundi i vitit 2024, do të duhet të përdorin porte USB-C.

Gjithashtu thuhet se Apple do të prezantojë një version të Made For iPhone (MFi), sistemin e saj të licencimit për aksesorët e përputhshëm, në këtë port të përfolur USB-C. MFi aktualisht lejon, ndër të tjera, kabllot Lightning të prodhuara nga prodhues të miratuar të përdorin fuqinë dhe shpejtësinë më të lartë në dispozicion, të cilat nuk janë të disponueshme për artikujt që nuk janë stampuar nga Apple.

Prania e MFi në iPhone 15 është e diskutueshme, pasi disa thashetheme thonë se Apple ka hequr dorë nga MFi pas kalimit të saj në USB-C. Por nëse Apple me të vërtetë do ta përshtatë MFi për një epokë të re të kabllove, Bashkimi Evropian me siguri se do të ketë diçka për të thënë në lidhje me të.

/Motilokal.com