Shpëtohen me helikopter tre turistë çekë të bllokuar në malin e Jezercës

Shpëtohen me helikopter tre turistë çekë të bllokuar në malin e Jezercës

Tre turistë çekë janë shpëtuar me helikopter, pasi kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me një postim në Facebook, ku bën të ditur edhe gjendjen e tyre shëndetësore.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të tre turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. Tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, shkruhet në postim.

/Motilokal.com