Mot me shi e bubullima në Shqipëri

Mot me shi e bubullima në Shqipëri

Shqipëria vijon të mbetet nën ndikim e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti sot parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit përgjatë relieveve malore, pas mesditës reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës në formën e shtrëngatave të shoqëruar me bubullima dhe shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 21 °C.

Dita e enjte pritet me reshje shiu e shkarkesa elektrike kryesisht në pjesën e parë të ditës. Ndërsa nga orët e vona të pasdites pritet përmirësim i motit. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 15 °C.

/Motilokal.com