Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës tregon se si i nxori nga humnera dy turistet që humbën jetën në Valbonë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës tregon se si i nxori nga humnera dy turistet që humbën jetën në Valbonë

Dita e djeshme kishte qenë fatale për dy turistet e huaja në zonën e Qafës së Valbonës, duke rënë në greminë dhe nga lëndimet edhe kanë humbur jetën.

Autoritet policore shqiptare duke e pasur të pamundur ndërhyrjen në zonë pas kishte rrezikshmëri të madhe, i kanë bërë thirrje për ndihmë, Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Menjëherë ka patur një angazhim maksimal të këtij shërbimi duke u nisur për në vend ngjarje. Ata kanë bërë të mundur identifikimin e zonës dhe nxjerrjen prej humnerës ku kishin humbur jetën të dy turisteve.

NJOFTIM I PLOTË:

ShKShMK me datën 09.05.2023 pranon një thirrje për ndihmë nga Policia Shqiptare.

Sipas informatave bëhej fjalë për një aksident malor në zonën e Valbonës, vendin e quajtur "qafa e Valbonës".

Moti i keq e kishte pamundësuar kryerjen e operacionit nga ajri, andaj duhej filluar një operacion tokësor.

Fillimisht nuk kishim informata të sakta rreth numrit të personave të involvuar në aksident. Me një koordinim të shpejtë anëtarët tanë nga të gjitha stacionet e ShKShMK-së mobilizohen shumë shpejtë dhe nisen për operacion në vendin e lartë cekur.

Sipas informatave të mbledhura mësohet vendi i të aksidentuarve, ku dhe na dërgohen vendndodhja me koordinata nga Policia Shqiptare e cila vetëm se ndodhej në vendin e ngjarjes, mirëpo për shkak të terrenit të vështirë dhe të rrezikshëm duhej organizuar një operacion i organizuar mirë duke pasur shumë kujdes në elementet e sigurisë.

Dy vajza turiste shtetase të huaja të cilat ishin duke e kaluar shtegun veror Theth-Valbonë kishin rrëshqitur në borë, (segmenti më i pjerrët,dhe vend i shumë aksidenteve) duke rënë në humnerë ku edhe rënia kishte pasoja fatale e cila qoi deri në vdekje.

Fatmirësisht edhe dy persona të tjerë e kishin menaxhuar situatën dhe kishin shpëtuar vetëm me lëndime.

Nga autoritet shtetërore ishte raportuar për një aksident në të njëjtin vend vetëm një ditë përpara me datën 08.05.2023, ku një turiste ishte ngujuar në humnerë dhe fatmirësisht ishte arritur shpëtimi i saj me Helikopter duke e tërhequr nga rreziku.

Operacioni aktiv ka zgjatur rreth 4 orë e 30 min, në relacionin fshati Ragam - Qafa e Valbonës dhe anasjelltas.

Operacioni ka filluar në orën 16:00 në pasditen e datës 09.05.2023 dhe ka përfunduar në orën 03:00 të datës 10.05.2023.

Në operacion kanë marrë pjesë forcat Policore nga Bajram Curri, banorët lokale dhe vullnetarë të tjerë.

I falënderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në operacion, i përgëzojmë për shërbimin vetëmohues dhe shpirtin human.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Vëmendje

Apelojmë tek bjeshkatarët dhe turistët e huaj ta evitojnë kalimin e shtegut Valbonë-Theth nga shtegu veror, pasiqë ky shteg për momentin është i mbyllur dhe shumë i rrezikshëm andaj luteni ta kontaktoni ndonjë udhëheqës malor dhe të koordinoheni për shtegun dhe kalimin e sigurt.

Duhet të keni kujdes të shtuar edhe në disa kalime apo ngjitje të tjera ku akoma malet janë të mbuluara me borë dhe gjithsesi ju nevojiten pajisjet teknike.

Gjithashtu bëjmë thirrje për autoritet e shtetit Shqiptar,duhet të vendosen shenja paralajmëruese rreziku, apo shtegut të mbyllur përgjatë shtegut në fjalë!

Shpresojmë që mos të kemi aksidente të tilla.

/Motilokal.com