Estetika urbane mjedisore është ajo që na mungon në rrugë, qytete, fabrika, fshatra, pyje, lumenj, parqe, etj. Apo siç thuhet në popull jashtë "gardhit" tim, bëni ç’të doni. Rrugët, qoshet e ndërtesave janë të pushtuar nga bërllogu, apo billboard-et me lloj-lloj reklamash dhe ajo që të bie në sy e që janë të vendosura pa shije, pa standard e ndoshta pa leje paraprake janë edhe shenjat reklamuese të bizneseve që kanë pushtuar muret e banesave, lokaleve që sapo t’i shikosh ta zënë frymën.

Motilokal vazhdimisht ka publikuar fotografi që këto reklama po e shëmtojnë kryeqytetin dhe po ndotin pamjen vizuele, duke apeluar për largimin e tyre.

LEXO: Prishtina e shëmtuar nga ndotja vizuele

Edhe kohë më parë pas thirrjeve tona edhe sot komuna e Prishtinës, më konkretisht Drejtoria e Inspekcionit ka filluar largimin e reklamave të vendosura gjithandej në qytet nga biznese të ndryshme pa ndonjë planifikim paraprak, si rrjedhojë, edhe pa pëlqimin e organeve kompetente komunale.

“Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka vazhduar me largimin e reklamave ilegale, disa prej tyre në keqpërdorim edhe të pronës së kryeqytetit”, thuhet në njoftim.


/Motilokal.com
