IGJEUM: Tërmeti i 26 nëntorit ishte 9 ballë në Hamallaj dhe Durrës, 7 ballë në Tiranë

IGJEUM: Tërmeti i 26 nëntorit ishte 9 ballë në Hamallaj dhe Durrës, 7 ballë në Tiranë

Me 26 nëntor të viti 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4, ku humbën jetën 51 persona, rreth 2000 të lënduar dhe shumë objekte të dëmtuara.

Sipas të dhënave shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i nëntorit të viti të kaluar me magnitudë 6.4 ishte ndierë  IX ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.

Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për muajin nëntor në vendin tonë sizmitetin të nivelit me të lartin që prej tërmetit të 15 prillit 1979 (M6.9). Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetit e Durrësit ML6.3, më 26 Nëntor, në orën 03:56 me orën lokale, që është dhe tërmeti me i fortë i 40 viteve te fundit.

Fatkeqësisht nga ky termet humben jetën 51 veta. Përkatësisht në Durrës 25 viktima, Thuman 24 viktima, Lezhë 1 viktimë dhe Tiranë 1 viktimë. Në qarkun Durrës 47 persona u nxorën nga rrënojat që shpëtuan jetën. Nëmuri i te plagosurve arriti rreth 2000 vete. Me shumë se 12 mijë njerëz ngelen pa strehë. Dëmtimet më të mëdha në godina ishin në Qarkun Durrës, 123 banesa te dëmtuara rendë të pabanueshme dhe 38 pallate, 143 banesa dhe 173 pallate me dëmtime të lehta. Dëmtime të mëdha ka qarku i Tiranës po kështu edhe qarku i Lezhës, dëmtime ka pasur edhe në qarqet Shkodër, Dibër, Berat etj. Epiqendra e këtij tërmeti është lokalizuar në detin Adriatik 7 km në perëndim të Hamallaj dhe 16 km në veri të qytetit të Durrësit dhe 35 km në veriperëndim të Tiranës.

Gjate muajit nëntor janë lokalizuar 420 tërmete me magnitudë që varion nga 0.7 në 6.3 (Rihter), dhe më i forti me ML = 6.3 Rihter, 4 prej tyre me magnitudë ML> = 5.0 Rihter, 30 prej tyre me ML> 4.0 dhe 139 prej tyre me ML>3.0 Rihter (Fig 2).

Frekuenca me e madhe në nivelin e magnitudes 2.0 =< M < 4.0 me 292 tërmete (Fig 3).

Nëmuri mesatar i tërmeteve në ditë ishte 14 dhe maksimumi 92 tërmete (ose 21.8% e të gjithë tërmeteve të ndodhura) qe u regjistruan gjatë 26 Nëntorit, rrjedhojë e serive të pasgoditjeve të tërmetit të 26 Nëntorit (M6.3) te lokalizuara në zonën sizmogjenike të Durrësit, pjese e brezit tërmetor gjatësor Adriatiko-Jonik.

Goditja kryesore u ndje me intensitet IX ballë (EMS-98) në një zonë brenda 13 kilometrave largësi nga epiqendra, IX ballë në Hamallaj, Jube, Rrushkull, VIII-IX balle qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten VIII ne qytetin e Shijakut; Golemit, Vores, Thuman, Mamuras etj, VII ballë në qytetin e Tiranës, Rrogozhinë, Milot, Velipoj etj; VI ballë në qytetin e Shkodër, Pukë, Bulqize, Librazhd, Fier etj; V ballë në qytetet Tepelene, Korçë, Tetovë dhe Niksic, Prishtinë, Dubrovnik, Korfuz, Lece, Otranto etj; IV ballë në qytetet Janina, Preveza, Nish, Sarajevë, Taranto etj.

Termet tjetër i ndierë në Shqipërinë jugore ishte tërmete i 1 nëntorit ora 05:25 ne juglindje te Shqipërisë ne zonën e Korçës (M=5.2 Rihter) kordinate 40.55V; 20.89L.

Thellësia mesatare 20 km dhe thellësi maksimale 119 km. 127 tërmete ose 30% kane thellësinë nga 25 – 119 km.

Ky përqendrimi i tërmeteve në këtë nivel thellësie lidhet me serinë e goditjeve të 26 Nëntorit, të cilët kishin thellësi të madhe, goditja kryesore ka thellësinë 40 km. Rreth 30 tërmete u ndjen ne një zonë të gjerë nga popullsia e Shqipërisë. /Motilokal.com