Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm, raportohet për të lënduar dhe dëme materiale

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm, raportohet për të lënduar dhe dëme materiale

Japonia ka lëshuar një paralajmërim për mundësinë e pasgoditjeve të tërmeteve pasi dridhjet e tokës para agimit të enjten plagosën disa persona në lindje të vendit.

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi provincën lindore Chiba dhe pjesë të kryeqytetit Tokio, thuhet në deklaratën e Agjencisë Meteorologjike Japoneze.

Agjencia paralajmëroi se "tërmete në shkallë të ngjashme mund të ndodhin për rreth një javë" dhe mund të ketë "rrezik nga rënia e gurëve dhe rrëshqitje dheu".

Të paktën katër persona u plagosën në provincat Chiba dhe Kanagawa, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.

Gjithashtu raportohet se disa shërbime hekurudhore në rajonin e prekur janë anuluar ose ka patur vonesa.

/Anadolu/Motilokal.com