Gjatë ditës së premte dhe fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me diell, vranësira e reshje shiu.
Në Berlin të premten pritet të mbajë mot i kthjellët e diell. Temperaturat për ditën e premte do të luhatën nga 13 deri në 20 °C. Të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me re, me temperatura 12 deri në 19 °C. E diela parashihet me mot të kthjellët përgjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 17 °C.
Parashikimi i motit për ditën e premte në Munih do të jetë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 9 deri në 14 °C. Moti të shtunën në Munih parashihet të mbajë me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 14 °C. Pjesërisht me vranësira e reshje shiu pritet të jetë dita e diel, ku temperaturat do të sillen nga 8 deri në 13 °C.
Të premten në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me re, herë pas here me riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 15 °C. Ndërsa të shtunën pjesërisht me vranësira e reshje shiu. Temperatura do të luhaten nga 11 deri në 16 °C. E diela parashihet të nisë me vranësira e reshje të lehta shiu, pasdite pothuajse i kthjellët. Termometri pritet të shënon temperatura prej 11 deri në 18 °C.
Moti të premten në Hamburg do të mbajë i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 15 deri në 22 °C. Ndërkaq, të shtunën pritet të kemi mot pothuajse të kthjellët paradite, kurse pasdite pjesërisht me re, me temperatura nga 14 deri në 21 °C. Dita e diel do të mbajë mot me kthjellime e re. Temperatura do të lëvizin prej 14 deri në 21 °C.
E premtja në Shtutgart do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 10 deri në 14 °C. Moti të shtunën në Shtutgart parashihet të mbajë pjesërisht me re e riga shiu. Temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 13 °C. Me vranësira e reshje shiu pritet të jetë dita e diel, ku temperaturat do të sillen nga 9 deri në 17 °C.
/Motilokal.com
