Njihuni me parashikimin e motit në Zvicër

Njihuni me parashikimin e motit në Zvicër

Moti të premten në Bazel do të mbajë i ndryshueshëm me vranësira diell dhe reshje shiu. Temperaturat për ditën e premte do të luhatën nga 9 deri në 15 °C. Të shtunën pritet mot i kryesisht me vranësira reshje shiu, me temperatura 10 deri në 16 °C. E diela do të mbajë me vranësira e shi. Termometri pritet të shënon temperatura prej 10 deri në 16 °C.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Cyrih do të jetë pjesërisht me re e riga shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 9 deri në 14 °C. Moti të shtunën parashihet të mbajë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 15 °C. Dita e diel parashihet me shi dhe temperatura nga 9 deri në 15 °C.

Të premten në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 13 °C. Ndërsa të shtunën kryesisht vranët e shi. Temperatura do të luhaten nga 10 deri në 15 °C. Moti të dielën parashihet me vranësira e shi dhe temperatura nga 11 deri në 15 °C.

Në Lozanë të premten do të mbajë mot pjesërisht me re riga të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 14 °C. Ndërkaq, të shtunën pritet të kemi mot me vranësira e reshje shiu, me temperatura nga 10 deri në 14 °C. Të dielën pritet mot kryesisht me shi, ku temperaturat do të sillen nga 11 deri në 14 °C.

Ndërsa në Lugano sot do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 11 deri në 13. E shtuna parashihet të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe temperatura nga 11 deri në 15 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me kthjellime, vranësira e shi. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 19 °C

/Motilokal.com