Mësoni çfarë moti parashikohet të mbajë në Shqipëri

Mësoni çfarë moti parashikohet të mbajë në Shqipëri

Shqipëria gjatë ditës së sotme dhe fundjavës pritet të jetë nën ndikimin e kushteve kryesisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti sot parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, nga pasditja parashihen vranësira e reshje shiu.

E diela pritet të mbajë me mot kryesisht të vranët kohëpaskohe me reshje shiu.

/Motilokal.com