Kujdes gjatë vozitjes, borë në Strazhë, Mavrovë dhe në Kodër të diellit

Kujdes gjatë vozitjes, borë në Strazhë, Mavrovë dhe në Kodër të diellit

Reshje të borës kanë nisur këtë mëngjes në Strazhë, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, njofton ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”. Shtresë më e lartë e dëborës  prej 10 centimetra në mëngjes është matur në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë, ndërsa katër centimetra  janë matur në Lazaropole.

Në rrugët e tjera në të gjithë vendin, komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatshmëri të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë./Motilokal.com